Policia e Kosovës bënë apel për kujdes të shtuar në komunikacion

09.01.2019

Pasi që sot është moti i ftohtë dhe me ngrica, ku bora çdo herë është aktive, Policia e Kosovës bëri apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve për shkak të kushteve atmosferike. Ku gjendja atmosferike në të gjitha Komunat është e rrezikshme, sidomos tek Komuna […]

Policia e Kosovës bënë apel për kujdes të shtuar në komunikacion Foto: Ilustrim

Pasi që sot është moti i ftohtë dhe me ngrica, ku bora çdo herë është aktive, Policia e Kosovës bëri apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve për shkak të kushteve atmosferike. Ku gjendja atmosferike në të gjitha Komunat është e rrezikshme, sidomos tek Komuna e Suharekës ku shumë fshatra janë bllokuar nga bora.

Policia e Kosovës njoftoi se përmes planeve konkrete me njësitet e saj ka marrur masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor, në të gjitha akset rrugore, me qëllim që ti ndalojnë aksidentet në trafik.

Në njoftim nga Policia e Kosovës thuhet se: “Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse tani të reshurat ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë, ku në disa akse rrugore mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor e sidomos në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica”.

Po, ashtu Policia bëri apel tek pjesëmarrësit në trafik ti bartin pajisjet të nevojshme dimërore të automjeteve që t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.