Policia ka shoqëruar dy të dyshuar meshkuj në dy raste, pasi që pas kontrollimit të automjeteve janë gjetuar armë.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, ku në njërin rast, është gjetur dhe konfiskuar një revole me 14 fishekë dhe një këllëf i revoles.
Ndërsa në rastin e dytë, gjatë verifikimit dhe kontrollimit të një veture është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike e paautorizuar.