Policia e Kosovës fillon testimin psikologjik për zyrtarët e saj me 9 nëntor

26.10.2020

Policia e Kosovës ka ftuar të gjithë zyrtarët policor për të kryer testin psikologjik. Përmes një postimi në facebook Policia e Kosovës ka njoftuar se testi psikologjik do të fillojë nga data 09.11.2020, në ora 12:00. ”Testi Psikologjik vazhdon sipas orarit në listën e bashkangjitur.Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën […]

Policia e Kosovës fillon testimin psikologjik për zyrtarët e saj me 9 nëntor Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka ftuar të gjithë zyrtarët policor për të kryer testin psikologjik.

Përmes një postimi në facebook Policia e Kosovës ka njoftuar se testi psikologjik do të fillojë nga data 09.11.2020, në ora 12:00.

”Testi Psikologjik vazhdon sipas orarit në listën e bashkangjitur.
Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar duke filluar nga data 09.11.2020 nga ora 12:00 në Drejtorinë Qendrore të QKUK-së , Objekti i Ambulancave Specijalistike, përball Klinikës së Neurologjisë në Prishtinë” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kandidatët me vete duhet të kenë:
• Letërnjoftimin ose pasaportën valide
• Një laps kimik.

”Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së kontrollimit mjekësorë” thuhet tutje në njoftim.

Postimi i plotë: