Policia e Kosovës brenda 24 ore ka arrestuar 27 persona të dyshuar, disa të tjerë në Suharekë janë në kërkim
- 27.01.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 27 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 13 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe 5 të tjetër në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Poashtu, Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të cilat janë raportuar gjatë ditës së enjte, një rast i vjedhjes ku dyshohen disa persona ende të paidentifikuar si dhe një person i dyshuar për sulm fizik ndaj një personi tjetër.