Policia e Kosovës bënë apel tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik për shkak të motit të keq

25.01.2019

Sot, moti i keq e ka kapluar Kosovën, ku reshjet e borës dhe të shiut ishin aktive si dhe ka pasur edhe erëra, ku shumë rrugë janë bërë të pa kalueshme, për shkak të akullit. Policia e Kosovës bëri apel tek qytetarët që gjatë qarkullimit të bëjnë kujdes të shtuar, për shkak të motit të […]

Policia e Kosovës bënë apel tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik për shkak të motit të keq

Sot, moti i keq e ka kapluar Kosovën, ku reshjet e borës dhe të shiut ishin aktive si dhe ka pasur edhe erëra, ku shumë rrugë janë bërë të pa kalueshme, për shkak të akullit. Policia e Kosovës bëri apel tek qytetarët që gjatë qarkullimit të bëjnë kujdes të shtuar, për shkak të motit të ligë.

Policia e Kosovës, duke e parë që moti është keqësuar me reshje bore dhe të shiut, duke formuar akull nëpër asfalte, ata gjatë një komunikate për media kanë bërë thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, të kenë kujdes të shtuar dhe të bartin pajisjet dimërore të automjeteve.

Gjatë asaj komunikate nga Policia e Kosovës thuhet se: “Të reshurat e borës gjatë ditës, ngricat në orët e mbrëmjes, gjatë natës, dhe në orët e hershme të mengjesit nëpër rrugët tona krijonë vështërsi në qarkullim dhe rrugët potencialisht bëhen më të rrëshqitëshme. Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.Kujdesi maksimal i pjesmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”.

Etiketat