Bastisja përfshiu kontrollin e të gjitha hapësirave të brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe ambientet e jashtme, si kuzhina, lavanderia, salla e sportit dhe hapësira tjera përcjellëse. Në këtë aksion, përveç zyrtarëve të Qendrës Korrektuese të Dubravës, morën pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9.

Pas përfundimit të kontrollit të plotë, nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm, duke e bërë këtë operacion me rezultat negativ, por me rëndësi të madhe për sigurimin dhe parandalimin.

“Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje, me synim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe forcimin e sigurisë brenda institucionit.

Gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme të institucionit, kuzhina, lavanderia, salla e sportit dhe ambientet tjera përcjellëse.

Në këtë aksion kanë dhënë mbështetje edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9.

Pas përfundimit të bastisjes, rezultoi se nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm, duke e bërë operacionin me rezultat negativ.

Shërbimi Korrektues i Kosovës shpreh falënderimin për mirëkuptimin e të burgosurve gjatë zhvillimit të këtij aksioni, i cili ka për qëllim vetëm rritjen e sigurisë dhe mbajtjen e një ambienti korrektues të qetë dhe të sigurt.” thuhet në njoftim.