Policia e Kosovës arreston 30 persona të dyshuar për 24 orë, dy në Suharekë
- 21.03.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 30 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 10 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe tetë të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike e llojit marihuanë. Ku gjatë një kontrolli tek të dyshuarit policia ka gjetur dhe konfiskuar 5.89 gram marihuanë.
“Suharekë 20.03.2023-00:20. Janë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që tek të njëjtit (gjatë kontrollit) është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 5.89 gramë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.