Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në trafik

Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në trafik

Policia e Kosovës kërkon dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.

Ky apel i policisë vjen pasi janë shtuar automjetet gjatë sezonës verore e po ashtu qarkullimin e tyre të shtuar në prag të festës së Kurban Bajramit.

Po ashtu nga policia thonë se janë duke vazhduar me shtimin e masave policore për të rritur sigurinë në trafik,  përmes  zbatimit të  planit operativ i cili parasheh aktivitete të shtuara të llojeve të ndryshme me qëllim që të parandalohen aksidentet në trafik dhe të rritet siguria.

Policia e Kosovës, uron që kjo festë të kaloj në mënyrë të qetë dhe pa aksidente në trafik, në të kundërtën do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.

RAPORTO