Policia dhe FSK të paprekura nga Covid-19, në gjendje gatishmërie për ndihmë

28.03.2020

Policia e Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe burgjet po qëndrojnë të paprekura nga virusi COVID19. Të dy institucionet kryesore të sigurisë në vend, policia dhe ushtria e Kosovës kanë bërë të ditur për lajmi.net se nuk kanë të infektuar me koronavirus në radhët e veta. “Deri me tani fatmirësisht, asnjë zyrtar nuk është […]

Policia dhe FSK të paprekura nga Covid-19, në gjendje gatishmërie për ndihmë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe burgjet po qëndrojnë të paprekura nga virusi COVID19.

Të dy institucionet kryesore të sigurisë në vend, policia dhe ushtria e Kosovës kanë bërë të ditur për lajmi.net se nuk kanë të infektuar me koronavirus në radhët e veta.

“Deri me tani fatmirësisht, asnjë zyrtar nuk është i infektuar me Koronavirus, ka disa zyrtar që janë sugjeruar për vetë izolimi dhe izolimi i detyruar ka rrjedhe me rekomandim te Ekipeve Mjekësorë neper pikat kufitare, ( pas ardhjes se tyre nga vende te ndryshme si ; Zvicër, Londër, Serbi, Amerike, Gjermani etj.).”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për lajmi.net.

As Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka në radhët e veta pjestarë të infektuar me virusin që është shndërruar në krizë botërore.

“Deri në këtë moment nuk kemi asnjë të infektuar e as me simptoma me koronavirus.”, tha Ibrahim Shala, zëdhënës i FSK-së.

Edhe shefi i burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi në një prononcim për lajmi.net ka bërë të ditur gjithashtu se nuk ka të burgosur të prekur me koronavirus.

“Deri më tani nuk ka pasur të testuar sepse në burgje janë bërë kontrolla të vazhdueshme prandaj nuk ka pasur nevojë të bëhet testi për koronavirus sepse kanë kontrolla të vazhdueshme.”, tha Thaçi për lajmi.net.

Më tutje, Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë shprehur gadishmërinë t’i dalin në ndihmë përballimit të situatës me koronavirus.