Policia bën thirrje: Vendose maskën, është më e lehtë se virusi, më e lirë se gjoba

01.09.2021

Policia e Kosovës përmes faqes zyrtare në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve për respektim të masave anti-COVID. “Vendose maskën, është më e lehtë se virusi, më e lirë se gjoba! Respektoni masat”, thuhet në mesazhin e policisë. Ndryshe nga e hëna në Kosovë kanë hyrë në fuqi masa të reja anti-COVID, pas rritjes alarmante […]

Policia bën thirrje: Vendose maskën, është më e lehtë se virusi, më e lirë se gjoba Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes faqes zyrtare në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve për respektim të masave anti-COVID.

“Vendose maskën, është më e lehtë se virusi, më e lirë se gjoba! Respektoni masat”, thuhet në mesazhin e policisë.

Ndryshe nga e hëna në Kosovë kanë hyrë në fuqi masa të reja anti-COVID, pas rritjes alarmante të shifrave me COVID-19.

Gastronomia do të funksionojë në hapësirë e orar të kufizuar, ndërsa është bërë obligative sërish edhe bartja e maskave, si dhe është kufizuar orari i qarkullimit pas orës 22:00.