Policia arreston mbi 200 persona gjatë javës së parë të majit për moszbatim të masave ndaj Covid-19

Gjatë javës së parë të muajit maj, Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar 203 persona për mosrespektim të masave ndaj pandemisë Covid-19.

Sipas raporteve 24 orësh të publikuara nga ana e PK-së, numri më i madh i arrestimeve, nga 1 maji e deri më 7 maj, kanë ndodhur në rajonin e Prizrenit, ku për 45 raste të raportuara janë arrestuar 85 persona të përfshirë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, në rajonin e Mitrovicës së Jugut është raportuar për 11 raste me 60 persona të përfshirë, në rajonin e Prishtinës është raportuar për 9 raste me 25 persona të përfshirë, kurse në rajonin e Gjilanit është raportuar për 15 raste me 18 persona të përfshirë.

Ndërkaq, në rajonin e Pejës është raportuar për 5 raste me 6 persona të përfshirë, në atë të Gjakovës për 3 raste me 4 persona të përshirë dhe në atë të Mitrovicës së Veriut për 1 rast me 3 persona të përfshirë.

Përderisa gjatë kësaj periudhe, në rajonin e Ferizajt dhe në Departamentin e Kufirit është raportuar për vetëm nga 1 rast me nga 1 person të arrestuar. /BetimipërDrejtësi

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.