Policia apelon qytetarët për respektim të masave anti-COVID, në të kundërtën do të ketë dënime

08.04.2021

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i miratuar nga Qeveria e Kosovës e që për qëllim ka parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e situatës me COVID-19. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani […]

Policia apelon qytetarët për respektim të masave anti-COVID, në të kundërtën do të ketë dënime Foto: Ilustrim

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i miratuar nga Qeveria e Kosovës e që për qëllim ka parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e situatës me COVID-19.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar se përgjatë këtyre muajve policia ka shqiptuar numër të madh të dënimeve në bazë të këtij ligji, ku edhe ka apeluar të gjithë qytetarët që të respektojnë masat, pasiqë është në të mirë të shëndetit publik.

Ndërsa, sa i përketë planit të policisë, ai tha se i kanë ndërmarr të gjitha masat si në nivelin qendror, po ashtu edhe në drejtoritë rajonale që të ndikojnë në ruajtjen e shëndetit te qytetarët.

“Plani i policisë i ka paraparë të gjitha masat, si në nivelin qendror dhe të drejtorive rajonale. Varësisht ku kërkohet nevoja jemi të gatshëm të veprojmë. Do të vazhdojmë që planin ta zbatojmë siç parashihet edhe me vendimin e qeverisë”, ka thënë ndër të tjera për RTV Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.