Policia apel qytetarëve për respektim të masave anti-COVID: Të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së pandemisë

05.01.2022

Policia e Kosovës, qëkur janë paraqitur rastet e para me COVID-19, ka hartuar dhe ka zbatuar planin operativ, plan ky i cili është përditësuar, rifreskuar dhe përshtatur masave që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë. Me qëllim të vazhdimit të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë […]

Policia apel qytetarëve për respektim të masave anti-COVID: Të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së pandemisë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, qëkur janë paraqitur rastet e para me COVID-19, ka hartuar dhe ka zbatuar planin operativ, plan ky i cili është përditësuar, rifreskuar dhe përshtatur masave që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë.

Me qëllim të vazhdimit të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, ka realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste, pika kufitare etj.

Policia e Kosovës vazhdon edhe aktivitetet e përbashkëta me inspektorët kompetentë, edhe pse nuk e ka qellim primar ndëshkimin e qytetarëve. Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë shqiptuar 468 gjoba në bazë të ligjit, ndaj atyre që nuk kanë zbatuar këto masa.

Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë që të respektohen masat, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku në parandalimin e përhapjes së pandemisë.