Po vazhdon dinamika e punëve në tërë territorin e Komunës së Suharekës
- 16.11.2018
- 0 komente
Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, sot qysh nga mëngjesi është duke i vizituar vendpunimet që janë duke vazhduar në shumë pjesë të territorit të Komunës së Suharekës.

Kryetari Muharremaj ka thënë se: “Ka dinamikë të zhvillimit të punimeve qysh në mëngjes në Komunën e Suharekës”
“Vullneti për punë nuk mungon, krahas edhe përkushtimit institucional”. Ai më tej ka shtuar se: “do të vazhdojmë të jemi afër qytetarëve për çdo gjë që e kërkon nevoja e tyre dhe se përkushtimi unë është maksimal”.
Vlen të theksohet se shumë projekte që janë në ndërtim e sipër, kanë filluar t’a marrin epilogun, pra janë drejt përfundimit dhe se Komuna e Suharekës si tërësi territorial do të merr pamje tjetër.
KOMENTE0
Leave a Reply