Po shqyrtohet mundësia e vendosjes së reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë

10.12.2018

Një masë tjetër kundër Serbisë paralajmërohet të jetë mosnjohja e dokumenteve të Serbisë, njësoj siç nuk i pranon Serbia dokumentet e Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me cilësinë e produkteve dhe dokumente të tjera. “Në mbledhjen e Qeverisë që është nesër (të martën) nuk ka të paraparë një gjë të tillë vetëm nëse vendoset […]

Po shqyrtohet mundësia e vendosjes së reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë Foto: Ilustrim

Një masë tjetër kundër Serbisë paralajmërohet të jetë mosnjohja e dokumenteve të Serbisë, njësoj siç nuk i pranon Serbia dokumentet e Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me cilësinë e produkteve dhe dokumente të tjera.

“Në mbledhjen e Qeverisë që është nesër (të martën) nuk ka të paraparë një gjë të tillë vetëm nëse vendoset diçka si e jashtëzakonshëm. Është fjala për tri masa që janë të një natyre të ngjashme me 100 për qindëshin e që lidhen me pranimin ose mos pranimin e dokumenteve, të njëjta dokumente që Serbia nuk i njeh nga Kosova, pastaj si masë tjetër është ndalimi i hyrjes së automjeteve me targa të Serbisë, e cila aplikohet për veturat e qytetarëve nga Kosova si dhe një masë ka të bëjë me regjistrimin e kompanive të huaja që furnizojnë Kosovën nga Serbia”, sqaron Shatri, raporton Telegrafi.