Po i rikthehet shkelqimi zonës së nënkalasë në qytetin e Prizrenit

12.05.2024

Kanë filluar punimet në shtrimin e shtegut për në ‘Kalanë e Prizrenit’.

Po i rikthehet shkelqimi zonës së nënkalasë në qytetin e Prizrenit Foto: Ilustrim

Në njoftim, thuhet se ky projekt ka filluar nga Komuna e Prizrenit, saktësisht nga Drejtoria e Shërbimeve Publike ku do të ndihmojë qytetarët në qasjen më të lehtë në njërin nga monumentet më të rëndësishme dhe më vizituara të Prizrenit.

“Fillimi i punimeve për shtrimin e shtegut për në Kalanë e Prizrenit ka filluar. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës në zonën e nënkalasë përmes së cilit shteg po i rikthehet identiteti i kësaj zone duke përdorur gurët lumur dhe skajoret prej graniti.

Ky projekt i filluar nga Komuna e Prizrenit, gjegjësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, do të ndikojë pozitivisht në qasjen më të lehtë në njërin nga monumentet më të rëndësishme dhe më  vizituara të Prizrenit dhe të gjithë Kosovës.

Pavarësisht sfidave të mundshme për shkak të terrenit të vëshirë, projekti synon të përfundojë me sukses dhe të kontribuojë në rritjen e turizmit kulturor në qytin historik të Prizrenit si dhe rajonit në përgjithësi”, thuhet në njoftim.