Pluhuri nga shkretëtira e Saharës rëndon cilësinë e ajrit në Kosovë

23.06.2021

Masat e nxehta ajrore nga Afrika po rëndojnë cilësinë e ajrit në Kosovë. Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMKK) ka bërë të ditur se cilësia e ajrit në vendin tonë është rënduar si pasojë e masave të nxehta ajrore nga Afrika Veriore. Gjatë dy ditëve të fundit është vërejtur situatë e rënduar e […]

Pluhuri nga shkretëtira e Saharës rëndon cilësinë e ajrit në Kosovë Foto: Ilustrim


Masat e nxehta ajrore nga Afrika po rëndojnë cilësinë e ajrit në Kosovë.

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMKK) ka bërë të ditur se cilësia e ajrit në vendin tonë është rënduar si pasojë e masave të nxehta ajrore nga Afrika Veriore.

Gjatë dy ditëve të fundit është vërejtur situatë e rënduar e cilësisë së ajrit në mënyrë të veçantë për Grimcat e Pluhurit PM2.5 dhe PM10, në disa stacione matëse të menaxhuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ndërsa gjendje e rënduar është regjistruar në stacionet në Prishtinë IHMK dhe Rilindja.

AMMK sqaron pluhuri i ardhur nga Afrika, ku shtrihet edhe shkretëtira e Saharës, ka ndikuar në rritjen e vlerave të grimcave të pluhurit.

Ndryshe, bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara, është një fenomen që përfshinë shpesh Evropën dhe manifestohet me praninë e grimcave të pluhurit në ajër.