Plani urgjent i Qeverisë Kurti – Menaxhimi i pandemisë dhe ringjallja e ekonomisë!

23.03.2021

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë tha se pret që shumë shpejt në tavolinën e tij të jetë plani për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe plani për rimëkëmbjen ekonomike. Kurti para kabinetit qeveritar tha se do të punojnë si ekip dhe rezultati do të varet nga secili prej ministrave. Ai në mbledhjen […]

Plani urgjent i Qeverisë Kurti – Menaxhimi i pandemisë dhe ringjallja e ekonomisë! Foto: Ilustrim

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë tha se pret që shumë shpejt në tavolinën e tij të jetë plani për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe plani për rimëkëmbjen ekonomike.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se do të punojnë si ekip dhe rezultati do të varet nga secili prej ministrave.

Ai në mbledhjen ceremoniale tha se në vend ende ka krizë shëndetësore dhe duhet vepruar me urgjencë në mënyrë që të ulet numri i rasteve dhe vdekjeve nga coronavirusi.

“Sfidat janë të mëdha. Përtej veprimeve urgjente nevojitet edhe menaxhimi i pandemisë. Duhet të  veprojmë shpejt që të ndalim humbjet financiare nga kompanitë publike por dhe të ndalim recensionin ekonomik, duke ndihmuar sektorin privat që të shpëtojnë vendet e punës dhe prodhimin …. Pres që në tavolinën time të vijë urgjent si plani për menaxhimin e pandemisë, po ashtu edhe plani për ringjalljen ekonomike”, tha Kurti.