Plani operacional i KQZ-së për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

13.08.2021

Kanë mbetur edhe rreth 2 muaj që nga data kur qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi të votojnë të preferuarin e tyre për të parin e komunës. Si partitë politike ashtu edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka […]

Plani operacional i KQZ-së për zgjedhjet lokale të 17 tetorit Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe rreth 2 muaj që nga data kur qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi të votojnë të preferuarin e tyre për të parin e komunës.

Si partitë politike ashtu edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar planin operacional për këto zgjedhje të vjeshtës.

Sipas planit operacional të këtij institucioni, afati për aplikim të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje përfundon me datën 16 gusht.

Deri më 8 shtator do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletë votim, ndërsa periudha e fushatës zgjedhore fillon me datën 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor.

Gjithashtu, për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, afati për aplikim ka filluar më 10 korrik dhe përfundon më 18 gusht.

Po ashtu, periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës ka filluar më 20 korrik dhe përfundon më 7 shtator.