Plani i Policisë së Kosovës për uljen e aksidenteve në trafik

08.06.2021

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit. Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në […]

Plani i Policisë së Kosovës për uljen e aksidenteve në trafik Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik.

Për periudhën kohore janar-maj 2021, kanë ndodhur 37 aksidente fatale dhe kanë humbur jetën 42 persona, andaj Policia e Kosovës do të vazhdoj të rris prezencës policore në trafik si dhe ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj të gjithë kundërvajtësve, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit të së dielës, janë shqiptuar 1.184 gjoba, përderisa për periudhën pesë mujore ka shqiptuar 167.304 gjoba.

Sot Policia e Kosovës është duke mbajtur një konferencë për sigurinë në trafikun rrugor është shpalosur plani i tyre për uljen e aksidenteve në trafik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka theksuar se kanë plan për dixhitalizimin e trafikut në Kosovë.

“Janë edhe disa masa afatmesme që do të ndodhin në ditët në vijim, siç është iniciativa për ndryshimin e ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor. Policia ka propozu që përgjegjësia të kalojë nga vozitësit përkatësisht shoferit, te pronari i automjetit, për shkak se kjo na mundëson kontrollën dixhitale të komunikacionit rrugor.

Ne po jetojmë në shekullin 21 dhe gjithashtu shtetet moderne kontrollin e trafikut e bëjnë me mjete dixhitale, kamera, sensor, radar, jo përmes formës fizike qysh jemi ne tu e apliku.

Ky hap që jemi tu e përgatit do të ndihmojë fillimisht në uljne  e nivelit të gjobave, në uljen e aksidenteve ne trafik dhe në vetëdijësimin e qytetarëve”.

Në aspektin e përgjithshëm është një operacion në nivel vendi, “siguria në komunikacion rrugor” 2021 që ka fillu nga java e fundit e muajit maj. Kemi fillu edhe operacionin përmes dronëve”.