Pjesëtarët e FSK-së trajnohen në Qendrën Nacionale të Xhudos
Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po marrin pjesë në një trajnim të posaçëm në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.
Ky trajnim synon të avancojë teknikat e xhudos dhe vetëmbrojtjes, duke forcuar aftësitë e tyre fizike dhe profesionale.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim të ngushtë mes Federatës së Xhudos të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Përfshirja e xhudos në trajnimet e FSK-së tregon përkushtimin për të ndërtuar një forcë të sigurisë moderne, e aftë të përballet me sfidat e ndryshme të sigurisë.
Ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të FSK-së, duke u bazuar në njohuritë dhe aftësitë e fituara përmes sportit të xhudos