Pistorius: Vuçiq më dha garanci që Serbia s’e kërcënon stabilitetin

07.02.2024

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka folur sot në një konferencë për media nga Beogradi pas një takimi që ka pasur me presidentin serb, Aleksander Vucic.

Pistorius: Vuçiq më dha garanci që Serbia s’e kërcënon stabilitetin Foto: Ilustrim

Pistorius ka përmendur vizitën e tij që ka pasur në Kosovë duke thënë se gjatë qëndrimit në Prishtinë ka bërë thirrje për dialog dhe që çdo masë legjitime të implementohet në atë mënyrë që askush s’do të dëmtohet.

Ministri gjerman e ka sqaruar këtë deklaratë duke thënë se ka fjalën për dinarin.

Sa i përket dialogut të Brukselit, Pistorius ka thënë se ai duhet të vazhdojë me një përkushtim të madh dhe se Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet, shkruan “Novosti”.

Ai ka thënë është falendërues për deklarimet e qarta të presdientit të Serbisë, Aleksander Vucic dhe për garancinë që të mos pritet asgjë negative nga Serbia.

Ministri gjerman ka thënë se një qëndrim i tillë i Vuçiq është shumë i rëndësishëm për të si ministër gjerman.

“Dialogu nën patronazhin e BE-së duhet të vazhdojë me përkushtim të madh. Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet. Unë i jam mirënjohës presidentit dhe ai më siguroi se nuk duhet të presim ndikim negativ nga serbët që nuk do të kërcënojnë stabilitetin në rajon dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”, ka thënë Pistorius.