Piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës
Një ditë para se të bëhet votimi i transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës i cili është një vendim historik, diplomoi edhe piloti i parë i FSK-së, i cili është Nëntogeri Afrim Zabeli. Dje në një debat në Info Magazine të Klan Kosovës, e bëri të ditur këtë lajm zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani. […]
Një ditë para se të bëhet votimi i transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës i cili është një vendim historik, diplomoi edhe piloti i parë i FSK-së, i cili është Nëntogeri Afrim Zabeli.
Dje në një debat në Info Magazine të Klan Kosovës, e bëri të ditur këtë lajm zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani.
Ai tha “Më 14 dhjetor do të festojmë edhe një element tjetër, që është diplomimi i parë i pilotit të helikopterëve të FSK-së”.
Sot për këtë ngjarje shkroi edhe Naim Haziri, i cili është shefi i Shtabit në Komandën e Forcave Tokësore, ai ka ndarë disa fotografi nga ceremonia e diplomimit, gjithashtu Haziri tha disa fjalë emocionuese për votimin e Ushtris së Kosovës dhe diplomimin e parë të pilotit të helikopterëve të FSK-së.
Haziri përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë në Facebook, tha disa fjalë për diplomimin e pilotit të helikopterëve të FSK-së.