Pezullohet greva në arsim deri në janar të 2023

01.10.2022

Pas më shumë se një muaji grevë të përgjithshme në sistemin arsimor, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka marrë vendim për pezullimin e grevës dhe se procesi mësimor do të nisë të hënën, më 3 tetor. Kryetari i SBASHK-ut njëherit edhe kryetar i këshillit grevist, Rrahman Jasharaj ka theksuar se uron […]

Pezullohet greva në arsim deri në janar të 2023 Foto: Ilustrim

Pas më shumë se një muaji grevë të përgjithshme në sistemin arsimor, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka marrë vendim për pezullimin e grevës dhe se procesi mësimor do të nisë të hënën, më 3 tetor.

Kryetari i SBASHK-ut njëherit edhe kryetar i këshillit grevist, Rrahman Jasharaj ka theksuar se uron që Qeveria e Kosovës si dhe institucionet e tjera të mbajnë fjalën për Ligjin e Pagave.

I pari i SBASHK-ut ka shtuar se greva pezullohet deri në muajin janar të vitit 2023 dhe se kjo do të ndikojë në reflektimin e Qeverisë.

Ndryshe, gjatë këtyre dy ditëve të fundit është organizuar një votim për anëtarësinë e SBASHK-ut se a janë pro apo kundër pezullimit të grevës.

Sipas rezultateve, është bërë e ditur se 54.8% e mësimdhënësve kanë votuar pro pezullimit të grevës.