Pezullohet greva 3 ditëshe nga Sindikata e Kontrollit të Trafikut Ajror të Kosovës

Sindikata e Kontrollit të Trafikut Ajror të Kosovës ka pezulluar grevën e cila është mbajtur që disa ditë në aeroportin ‘Adem Jashari’.

SINKON përmes një njoftimi për media ka deklaruar se grevën po e pezullojnë për shkak të festive dhe t’i jepet hapësirë institucioneve për plotësimin e kërkesave të tyre.

Greva është pezulluar për një javë, përkatësisht nga dita e nesërme e deri me 22 shkurt.

Po ashtu, sindikalistët e kontrollit ajror kanë uruar që të mos ketë riaktivizim të grevës dhe të arrihet sa më shpejt marrëveshja për plotësimin e kushteve të tyre.

RAPORTO