Peticioni i filluar ditën e enjte nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj deri sot ka mbledhur mbi 11.000 nënshkrime të qytetarëve.

Me nënshkrimin e peticionit qytetarët e Suharekës mbështetin kryetarin Muharremaj për iniciativën e tij për shfuqizimin e ligjit të Lojërave të Fatit.

Peticioni zyrtarisht ka filluar ditën e enjte në ora 11:00 ku kryetari me mbështetjen e përfaqësuesve të subjekteve politike në Suharekë kanë filluar iniciativën për nënshkrimin e peticionit.

Mbi 11 mijë nënshkrime janë mbledhur nga qytetarët për peticionin, i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.

Këtë të drejtë kushtetuese e kërkuan qytetarët dhe bashkarisht me subjektet politike, u organizuam që kjo të realizohet si reagim qytetar, ndaj ngjarjeve tragjike që ndodhën në komunën tonë.

Peticioni ka përfunduar dhe nesër së bashku me përfaqësuesit e subjekteve politike, do ta dorzojmë në Parlamentin e Kosovës në Prishtinë.

I falenderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe secilin vullnetar që dha kontributin e tij, ka njoftuar kryetari Muharremaj.