Përvoja me shtetet e tjera, vë në dilemë Francën për liberalizimin e vizave për Kosovën

08.07.2020

I ftuar në KlanKosova, zv.kryeministri, Driton Selmanaj, ka thënë se në takimin me presidentin francez është diskutuar për liberalizimin e vizave për kosovarët. Selmanaj në Rubikon ka thënë se presidenti Macron e ka bërë të qartë që Franca nuk dëshiron ta bllokojë liberalizimin e vizave, por ka dilema për shkak të eksperiencave me vendet e […]

Përvoja me shtetet e tjera, vë në dilemë Francën për liberalizimin e vizave për Kosovën Foto: Ilustrim

I ftuar në KlanKosova, zv.kryeministri, Driton Selmanaj, ka thënë se në takimin me presidentin francez është diskutuar për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Selmanaj në Rubikon ka thënë se presidenti Macron e ka bërë të qartë që Franca nuk dëshiron ta bllokojë liberalizimin e vizave, por ka dilema për shkak të eksperiencave me vendet e tjera në rajon.

“Kemi diskutuar me presidentin [Emmanuel] Macron këtë çështje. Presidenti Macron na tha shumë qartë se shteti i Francës nuk është bllokues të këtij procesi dhe pajtohen se Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian, duke e veçuar pak çështjen e sundimit të ligjit”.

“Ajo që ngjall rezerva te shteti francez është eksperienca e kaluar që ka pasë me disa nga shtetet e Ballkanit në kohën kur janë liberalizuar vizat. Na thanë që me mijëra raste të kërkesave për azil janë në trajtim, për fat të keq shumica prej tyre ishin nga Shqipëria. Ka një sensitivitet të opinionit publik francez. Ata po mundohen që çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën ta trajtojnë më me kujdes sesa në të kaluarën” ka thënë ndër tjera ai.