Përveç pandemisë Malisheva po përballet edhe me raste të pickimit të rriqrave

Malisheva përveç se është komuna më e prekur nga koronavirusi, tani po përballet edhe me pickimin e rriqrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka bërë të ditur se sot janë shënuar 17 raste të pickimit të rriqrave në Malishevë.

Lidhur me situatën e krijuar IKSHP ka dhënë gjithësej 9 rekomandime si më poshtë:

Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),

Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë. /Lajmi.net/

RAPORTO