Përveç mjekëve Kosovës po i ikin edhe pacientët!

Kryetari i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra, ka ngritur një tjetër problematikë të mprehtë të sistemit shëndetësor.

15.11.2021 / Lajme

Përveç mjekëve Kosovës po i ikin edhe pacientët!
Foto: Ilustrim

Kodra në një prononcnim dhënë për dokumentarin Expose të Gazetës Blic ka thënë se nga Kosova nuk po ikin specialistët por specializantët që nuk po munden të kyçen në kujdesin mjekësor.

“Ajo që kisha me thanë, ose me ndërru qasjen e sindikatës së mjekëve, ne konsiderojmë se duhet të rritet pagesa për punën e mjekut dhe ata që e bëjnë punën do të paguhen më mire, pa e pasur një ndryshim në sistemi shëndetësor, ku mjeku do të paguhet në bazë të performancës dhe nuk mund të presim ndryshe që të ketë përmirësim të kushteve.


Ne kësisoj rrezikojmë të mbesim pa staf mjekësor në një të ardhme, megjithatë nuk po na ikun specialistët por specializantët që nuk po arrin të kyçen në kujdesin mjekësor, por që tregon se paga nuk është elementi determinantë që po i detyron të ikun, por sistemi që nuk po funksion në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me marrë një pagë të dinjitetshme” ka thënë Kodra.

Kodra thekson se përveç mjekëve tashmë po ikin dhe pacientët për trajtim jashtë vendit.

“Kjo ka me zvogëlu çasjen e pacientëve në shërbimet shëndetësore, ajo që duhet të tërhiqet si paralele është se së bashku me mjekët po na ikun edhe pacientët .Njëri nga faktorët është edhe cilësia dhe siguria e shërbimeve shëndetësore që duhet ti marrim në të ardhmen, sa më shumë që mungojnë investimet kanë me ik mjekë e kanë me ik pacient kanë me na ik popullatë e përgjithshme”

Ai ka theksuar se duhet një rritje e buxhetit për sektorin e shëndetësisë.

”E para që do duhej të bënin është rritja e buxhetit për sektorin e shëndetësisë në rritjen e kushteve të punës dhe pacientët të kenë kushte të mira të marrjes së shërbimeve shëndetësor e dyta është që duhet të rritet vlera e punës së mjekut.

Ne paguajmë profesor në QKU pse është aty në fakt ne duhet të paguajmë punën e profesorllëut që ai e bën dhe kësisoj do të rritet niveli i cilësisë së kujdesit shëndesor. Nuk mund të presim që vendet tjera do të na bin mjekë këtu, nuk ka ndonjë kusht të vaçantë që ne e plotësojmë e nuk e plotësojnë vendet tjera, ne duhet të mos lejojmë që të ikun mjekë nga Kosova dhe të rrisim çmimin e punës që ata e bëjnë” ka deklaruar Kodra.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *