Përveç karantinës Korisha po përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike

Drejtori për Emergjenca dhe Siguri në komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj përmes një reagimi ka thënë se se fshati Korishë i cili ndodhet në karantinë gjatë ditës së sotme po përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike.

“Karantina po respektohet dhe mirëkuptohet nga banorët në Korishë, por duam rrymë nga KEDS.

Përderisa Ministria e Shëndetësisë po bën të pamundurën në luftën ndaj Covid-19, duke ndërmarrë hapa vetëm e vetëm për ta tejkaluar sa më leht përhapjen e kësaj pandemie në të cilën ndodhet jo vetëm Kosova por i gjithë globi, njejt nuk po vepron KEDS-i edhe pse i paguajm mjaftë shtrejt faturat e tyre për furnizim me energji elektrike.

Fshati Korishë në Prizren, edhe pse gjendet në karantinë, KEDS nuk çan kokën për këtë, vetëm sot gjatë ditës është hera e dytë që fshati po përballet me reduktime të rrymës, reduktime ka pasur edhe gjatë ditëve tjera po në kohë karantine, kjo nuk është humane, përpos që është shumë e padrejtë. Nuk mundet të mbahet pastërtia në nivel në munges të rrymës.

KEDS duhet të japë përgjegjësi për këtë situatë të krijuar. Institucionet qëndrore duhet t’i kërkojnë llogari menaxhmentit të KEDS-it për këtë veprim, që nuk është hera e parë” thuhet në reagimin e Dakajt.

RAPORTO