Personi që vdiq nga orteku, djali i politikanit të njohur kosovar!
Është mësuar identiteti i personit të cilin para pak çastesh e zuri orteku i borës në Brezovicë. Vlen të theksohet se i ndjeri ishte djali i politikanit të njohur kosovar. Djali i Nexhat Dacit, Ariani është viktimë e ortekut në Brezovicë. Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës. Nga ana tjetër, lajmin për […]
Është mësuar identiteti i personit të cilin para pak çastesh e zuri orteku i borës në Brezovicë.
Vlen të theksohet se i ndjeri ishte djali i politikanit të njohur kosovar. Djali i Nexhat Dacit, Ariani është viktimë e ortekut në Brezovicë. Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.
Nga ana tjetër, lajmin për vdekje e tij e ka konfirmuar Rifat Bytyqi, pjesë e Njësitit të Shpëtimit në këtë Qendër Turistike.
“Po, mund t’ju konfirmojmë se ka ndodhur orteku dhe ne kemi shkuar në vendin e ngjarjes. E kemi nxjerr trupin e pajetë, ndonëse jemi munduar të japim ndihmën tonë maksimale. Ai nuk ka dhënë shenjta jete”, ka thënë ai.