Përsëri pritje të gjata në Merdare

Pritjet e gjata deri një orë të mërgimtarëve nëpër pikë kalimet kufitare me Serbinë po vazhdojnë edhe sot.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhimin kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në këtë pikëkalim kufitar Merdare pritja për të dalë nga Kosova është rreth 1 orë, derisa kolona është e gjatë deri në 200 metra.

Derisa në pikë kalimin kufitare Dheu i Bardhë pritja është deri në 10 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) ka treguar edhe për gjendjen e rrugëve të cilat të dërgojnë drejt pikave kufitare, ku sipas njoftimit gjendja e rrugëve është e mirë.

Bëhet e ditur se kufijtë tjerë të Kosovës me shtetet fqinje janë më pak të ngarkuar.


© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.