Përsëri plaçkitje e armatosur në një bankë në Kosovë

05.02.2019

Pak minuta më parë ka ndodhur një plaçkitje në një bankë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku plaçkitësit ishin të armatosur. Paratë janë plaçkitur gjatë kohës kur, paratë nga jashtë me thasë po futeshin mbrenda në bankë, raporton gazeta Express. Plaçkitja ka ndodhur përkundër se paratë në bankë silleshin me kombi nga pjesëtarët e sigurimit të bankës. Po ashtu, edhe […]

Përsëri plaçkitje e armatosur në një bankë në Kosovë Foto: Ilustrim

Pak minuta më parë ka ndodhur një plaçkitje në një bankë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku plaçkitësit ishin të armatosur.

Paratë janë plaçkitur gjatë kohës kur, paratë nga jashtë me thasë po futeshin mbrenda në bankë, raporton gazeta Express.

Plaçkitja ka ndodhur përkundër se paratë në bankë silleshin me kombi nga pjesëtarët e sigurimit të bankës.

Po ashtu, edhe Policia e Kosovës e konfirmoi rastin e plaçkitjes për Express.

Rasti i plaçkitjes ka ndodhur rreth orës 15:00, ku plaçkitësit arritën që të largohen shumë shpejt nga vendi i ngjarjes.

Banka e cila është plaçkitur është “Banka TEB”, po ashtu edhe në muajt e fundit, kanë ndodhur shumë plaçkitje të armatosura të bankave në Kosovë.

Ndërsa, Policia e Kosovës njoftoi gazetën Express, se vetura me të cilën ikën plaçkitësit e thasëve me para të bankës TEB është identifikuar.

Policia e Kosovës kumtoi se: “Ju njoftojmë se sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur. Grabitja ka ndodhur në filialin e një banke që gjendet në Çagllavicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore. Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë,  dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga katër persona të dyshuar dhe të armatosur”.

Po ashtu, ata deklaruan se: “Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë e cila është identifikuar nga ana e policisë. Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre”.