Përsëri në një pompë tjetër në Suharekë zbritet çmimi i derivateve në 1 euro.

  • 28.12.2018
Përsëri në një pompë tjetër në Suharekë zbritet çmimi i derivateve në 1 euro.

Pasi që Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte paralajmëruar që të zbritet çmimi i derivateve në Kosovë, dhe në Komunën e Suharekës gjatë ditës së enjte një pompë me emrin “LABI” ka zbritur çmimin e derivateve në 1 Euro, por sot edhe një pompë tjetër në Suharekë ka zbritur çmimin e derivatëve në 1 Euro.

Për zbritjen e çmimit të derivateve bëhet fjalë për pompën “Dubrava-90”, e cila me lokacion gjindet në Fshatin Dubravë të Komunës së Suharekës, ku kjo pompë e ka zbritur çmimin e derivateve deri në 1 Euro.


Ky operator i derivateve “Dubrava-90”, në llogarin e saj zyrtare në Facebook ka postuar një lajm i cili ka të bëjë me zbritjen e çmimit të derivateve në postimin e tyre thuhet se “Nga data 28.12.2018 N.P.T Dubrava-90 në Dubravë, zbret çmimin e Derivateve Nafta =1.00€ dhe Benzina = 1.01 € për litër. Ju Mirëpresim!”

Gjithashtu, çmimet e derivateve në qdo vend të botës kanë pësuar rënien më të lartë të derivateve në 2 vitet e fundit, por e njejta gjë nuk ka ndodhur në shumicën e pompave të derivateve në Kosovë, ku vazhdojnë që të mbajnë përsëri të njejtat çmime të larta, duke krahasuar me standardin e të ardhurave të qytetarëve të Kosovës.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë