Çlirim Gashi
07.04.2019, 11:32

Përsëri grabitet banka TEB kësaj radhe me eksploziv

Sot në mëngjes është sulmuar me eksploziv bankomati i bankës TEB në Prishtinë.

Zyrtari për informim bankës TEB, Driton Latifi e ka konfirmuar Gazetën Metro sulmin me eksplozivë ndaj bankomatit (ATM’së) së bankës.

Latifi ka njoftuar se sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës katër të mëngjesit në ATM-në e bankës, dhe i njëjti ka pas cak ATM’në e kësaj banke.

Ai ka shtuar se si pasojë e eksplozivit është shkatrruar ATM dhe ka pas edhe dëmë fizike të lokalëve për rreth.

“Po, sipas raportëve paraprake qe i kemi ka qënë një sulm me eksploziv, diku pas orës 4 të mëngjesit i cili e ka pas cak ATM-në e bankës TEB në Tokbashqe para udhëkryqit, si pasojë e ekspolizivt është shkatrru ATM-më dhe ka pas dëmë fizike edhe të lokaleve për rreth”, ka thënë Driton Latifi.