Përplasje në KQZ për keqpërdorim të votave, Daka anëtarit të VV’së: Shkoni në Prokurori nëse keni dyshime

25.02.2021

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka sot përsëri ka replikuar me anëtarët e LVV-së në KQZ, duke thënë se për çdo gjë që kanë prova mund t’i dërgojnë në Prokurori. Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama është ankuar që KQZ’ja ka shkelur të drejtën e votueseve jashtë vendit duke mos e publikuar listën […]

Përplasje në KQZ për keqpërdorim të votave, Daka anëtarit të VV’së: Shkoni në Prokurori nëse keni dyshime Foto: Ilustrim

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka sot përsëri ka replikuar me anëtarët e LVV-së në KQZ, duke thënë se për çdo gjë që kanë prova mund t’i dërgojnë në Prokurori.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama është ankuar që KQZ’ja ka shkelur të drejtën e votueseve jashtë vendit duke mos e publikuar listën me emrat e votuesve jashtë vendit dhe të atyre që janë refuzuar.

Këtë deklaratë të Ramës, kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka e ka cilësuar si tendencë për të VV’së për ta zhvlerësuar punën e KQZ’së përgjatë këtij procesi zgjedhor.

“Edhe tendenca që çfarëdo që ndodh në KQZ me u paraqit si tendencë me e pengu dikë është një qasje shumë e gabuar. Mos harroni që qikjo KQZ për 38 ditë ua ka mundësuar 150 mijë qytetarëve jashtë Kosovës, brenda 10 ditëve me apliku, me u regjistruar dhe me u verifiku edhe të gjitha këto procedura me i kry përkundër faktit që ju po doni që në çdo mënyrë me tregu që KQZ’ja po don me i pengu”, ka thënë Daka

Më tutje ajo i tha përfaqësuesit të VV’së që t’i drejtohen Prokurorisë në rast se kanë fakte që votat janë keqpërdorur.

“Nëse keni prova se KQZ me qëllim ia ka mohu dikujt të drejtën apo e ka keqpërdor këtë të drejtë me votu shkoni në prokurori dhe dorëzoni faktet”,ka shtuar ajo.