Përplasen në Kuvend pozitë e opozitë, Tahiri: Shkojmë në zgjedhje kur të doni

08.10.2020

Pas dëshmimit për të gjashtë herë të votimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka reaguar ndaj deputetëve. Ai tha se ky Projektligj tash e një kohë nuk është duke e marrë shumicën parlamentare. Tahiri iu është drejtuar deputetëve të opozitës duke iu thënë se nuk u frikësohen zgjedhjeve. “Sa i përket këtij […]

Përplasen në Kuvend pozitë e opozitë, Tahiri: Shkojmë në zgjedhje kur të doni Foto: Ilustrim

Pas dëshmimit për të gjashtë herë të votimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka reaguar ndaj deputetëve.

Ai tha se ky Projektligj tash e një kohë nuk është duke e marrë shumicën parlamentare.

Tahiri iu është drejtuar deputetëve të opozitës duke iu thënë se nuk u frikësohen zgjedhjeve.

“Sa i përket këtij pingpongu për zgjedhje dhe mocionit për qeveri, një mocion e ka ngrit Selimi me Grupin Parlamentar të LVV-së, nëse i keni votat urdhëroni na rrëzoni e mos na mani mi krye jo sot jo nesër. Shkojmë në zgjedhje kur të doni, kur t’ua merr menja. Boni votat edhe na rrëzoni”, tha Tahiri.

E pas kësaj ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Ai tha se janë të gatshëm që të shkojnë në zgjedhje qysh tani.

“Zëvendëskryeministri na dha një ofertë ekskluzive, tha shkojmë në zgjedhje kur të doni, e ne qetash po duam me shku në zgjedhje. Nuk është rruga e vetme mocioni, është edhe dorëheqja, neve na leni pa tekst nëse jepni dorëheqje. Ne jemi shumë të vendosur që me shku zgjedhje sepse kemi përball një qeveri që nuk e ka shumicën, që nuk është në gjendje me kalu një ligj as me shumicë të thjeshtë”, u shpreh Selimi.