Përplasen dy paragllajdë në Korishë, ndërron jetë 27-vjeçari nga Vushtrria

Te dielën rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Korish të komunës së Prizrenit në mes dy paragllajdve të cilët janë përplasur në mes veti gjatë kohës së aterrimit.

Me këtë rast janë të lënduar dy persona, njëri i moshës 27 vjeç i gjinisë mashkullore me inicialet F.G dhe tjetra e moshës 23 vjeçe e gjinisë femërore me inicialet F.G.

I lënduari mashkull ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 20:00 në QKUK.

F.G. nga fshati Studime e Vushtrisë është i riu që vdiq në një aksident në Korishë të Prizrenit, si pasojë e përplasjes derisa ishte duke bërë paragllajdë.

Njoftimin e kanë bërë familjarë të tij në rrjetin social Facebook duke i bashkangjitur edhe fotografinë e tashmë të ndjerit. Varrimi do të bëhet sot më 20 korrik në varrezat e fshatit studime e poshtme në orën (17:00).

Ekipet kujdestare të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren.

KHAIA do të hap hetime për këtë rast dhe Raporti përfundimtar i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.