🖋 Përpjekja e re e Kurtit me Mustafën për koalicion, takohen në ora 16:00

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa do të takohen sot gjatë ditës, kanë bërë të ditur burime brenda partive për Gazetën Express.

Kanë mbetur edhe dy javë deri në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e që liderët e këtyre dy partive kishin bërë të ditur se do t’i intensifikojnë takimet me qëllim që të arritet një marrëvesheje për bashkëqeverisje.

Po ashtu Mustafa e Kurti u takuan dy ditë më parë, pas një pauze një javore, derisa, e vetmja çështje për të cilën nuk u morën vesh ishte ajo e postit të Presidentit.

Sipas burimeve të GazetaExpress liderët e këtyre dy partive do të takohen sot rreth orës 16:00.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.