Oferta e fundit që LDK i’a bëri LVV-së rezultoi pa sukses, ku këta të fundit e refuzuan duke thënë se nuk kthehemi para datës 25 dhjetor për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga pozita e Kryetarit të Kuvendit.
Ndërsa së fundmi pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së në një konferencë për media Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i dha “ultimatum” LVV-së që deri në fund të javës të bëjmë marrëveshje ose jo.
Ndërsa siç duket këtë vikend do të bëhet edhe një përpjekja e radhës për një koalicion të mundshëm qeverisës.
Kështu kanë konfirmuar për GazetaBlic nga zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos e bërë të ditur ditën e takimit.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) zyrtarët e të dyja subjekteve politike kanë konfirmuar një takim të mundshëm këtë vikend.
“Po është thënë që do të ketë në vikend edhe nga zyrtarë të të dy partive. Kur, qysh e tek se di në detaje”, thanë nga Vetëvendosje.
Tutje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dje u shprehën se ata nuk i ndërrojnë qëndrime e tyre lidhur me ofertën, duke mos hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit.