Përpjekja e radhës për koalicion, sot takohen Albin Kurti dhe Isa Mustafa

27.01.2020

Java që lamë pas nuk u shoqërua me ndonjë takim ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti. Gjatë këtyre ditëve pati vetëm deklarata dhe ‘ultimatume’ por asgjë konkrete në finalizimin e marrëveshjes. Ndërsa sot pritet të ndodhë takimi mes dy liderëve të këtyre subjekteve politike për mundësinë e arritjes së […]

Përpjekja e radhës për koalicion, sot takohen Albin Kurti dhe Isa Mustafa Foto: Ilustrim

Java që lamë pas nuk u shoqërua me ndonjë takim ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Gjatë këtyre ditëve pati vetëm deklarata dhe ‘ultimatume’ por asgjë konkrete në finalizimin e marrëveshjes.

Ndërsa sot pritet të ndodhë takimi mes dy liderëve të këtyre subjekteve politike për mundësinë e arritjes së marrëveshjes.

Zyrtarë të lartë nga LDK i thanë Ekonomia Online se sot do të ndodhë takimi Mustafa-Kurti, derisa nuk kanë dhënë detaje tjera.

Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbërritur nënkryetarja Vjosa Osmani, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti.

Tani po pritet që lideri i LDK-së Isa Mustafa të mbërri në seli ku pritet të diskutoj lidhur me marrëveshjen përfundimtare me VV-në.

Përderisa të dielën ka skaduar fati që Mustafa i kishte dhënë Kurtit, për pranimin e ofertës së fundit të LDK-së.

Po ashtu gjatë ditës së sotme deputeti i VV-së, Haki Abazi ka theksuar se negociatat po vazhdojnë dhe tashmë pothuajse marrëveshja është arritur.

Ishte edhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri që ditën e djeshme dha sinjale pozitive rreth një koalicioni të mundshëm me VV-në por i mëshoi faktit se duhet një pushtet i balancuar duke iu referuar postit të Kryeparlamentarit.