Përmbaruesi kërkon mbi 26 milion euro nga Telekomi brenda “60 minutave”

Edhe pse në takimin e Qeverisë me Telekomin dhe Dardafonin është kërkuar nga kjo e fundit për një marrëveshje që të paktën deri më 1 tetor t’i zhbllokojë llogaritë bankare, kjo nuk duket që do të merret parasysh.

Përmbaruesi privat që përfaqëson “DARDAFON.NET” ka urdhëruar bankën Raiffeisen Bank që nga llogaria e Telekomit të Kosovës brenda 60 minutave të bëjë ekzekutimin e borxhit kryesor, kamatës ligjore, shpenzimet e procedurës përmbarimore, shpenzimet kontestimore dhe zbatimin e efikasitetit të Zyrës Përmbarimore.

“Me propozimin e kreditorit për lejimin e përmbarimit në Zyrën e Përmbaruesit Privat, i është propozuar Përmbaruesit Privat që përmbarimi të realizohet përmes mjeteve të debitorit në llogaritë bankare”, thuhet tutje në dokument.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.