Përkundër numrit të madh të rasteve me COVID, interesim i vogël për tu vaksinuar

19.08.2022

Një person ka vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur të premten Ministria e Shëndetësisë. Poashtu janë regjistruar edhe 519 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 1.921 të dyshuarve si të infektuar. Numri i rasteve aktive në nivel vendi aktualisht është 4.586. Ndërkaq sa […]

Përkundër numrit të madh të rasteve me COVID, interesim i vogël për tu vaksinuar Foto: Young girl is wearing sterile face mask because of the new Coronavirus COVID-19. She is sitting on a bus. She is looking outside the window.

Një person ka vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur të premten Ministria e Shëndetësisë.

Poashtu janë regjistruar edhe 519 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 1.921 të dyshuarve si të infektuar.

Numri i rasteve aktive në nivel vendi aktualisht është 4.586.

Ndërkaq sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar vetëm 46 persona në tërë Kosovën.