Përkujtohet Riza Vata, veprimtari i çështjes kombëtare dhe ushtari i orëve të para të UÇK-së

para 35 dite

Në një vjetorin e vdekjes, sot është përkujtuar ish i burgosuri politik dhe veprimtari i çështjes kombëtare si dhe ushtari i orëve të para të UÇK-së, Riza Vata.

Përkujtohet Riza Vata, veprimtari i çështjes kombëtare dhe ushtari i orëve të para të UÇK-së

Në Akademinë përkujtimore që u mbajt me këtë rast në Bibliotekën e Qytetit “Hajdin Berisha”, u përkujtua vepra dhe heroizmi i Riza Vatës nën slloganin që ai e kishte tërë jetën sa ishte gjallë : “Vetëm bashkimi, ideali im”.

Nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka në fjalën e saj mes tjerash ka thënë se: “Burgu dhe lufta për liri, përballja dhe mos dorëzimi janë mjetet me të cilat ai dhe veprimtarët e tjerë trasuan rrugëtimin deri te liria. Prandaj ne si institucion komunal, si qytetarë të këtij vendi nderojmë dhe respektojmë kontributin e tij”.

Për veprën heroike kanë folur edhe bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Riza Vatës. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxha, ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, Xhevat Bislimi dhe ish-shoku i studimeve në Zagreb, Isuf Buzhala.

Per veprën, sakrificën dhe trimërinë e Riza Vatës, kënduan një këngë edhe rapsodët e njohur Dida, Çeka, Kovaqi.

Në orët e paraditës tek varri i tij, u bënë homazhe dhe u vendosen kurora me lule.

Etiketat