Përkeqësim në luftën kundër korrupsionit, Kosova nga vendi i 93-të në 101

23.01.2020

Në një Indeks të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019 i publikuar nga organizata ndërkombëtare Transparency International vlerëson se mbi dy të tretat e vende janë duke stagnuar ose shënuar hapa në përpjekjet anti-korrupsion. Ky Indeks ka radhitur 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. […]

Përkeqësim në luftën kundër korrupsionit, Kosova nga vendi i 93-të në 101 Foto: Ilustrim

Në një Indeks të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019 i publikuar nga organizata ndërkombëtare Transparency International vlerëson se mbi dy të tretat e vende janë duke stagnuar ose shënuar hapa në përpjekjet anti-korrupsion. Ky Indeks ka radhitur 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik.

Sipas këtij Indeksi shteti i Kosovës radhitet e 101-ta me 36 pikë, ku ky rezultat nënkupton se ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit duke krahasuar me vitin paraprak, kur ka qenë në vendin e 93-të me 37 pikë.

“Me një rezultat prej 36 pikësh, Kosova po kalon nëpër një ndryshim të pushtetit parlamentar, që mund të ofrojë një mundësi për ndryshime. Pas disa vitesh që ka kritikuar qeverinë dhe bashkësinë ndërkombëtare për mosadresimin e korrupsionit, Lëvizja Vetëvendosje, e cila së voni fitoi shumicën e ulëseve parlamentare, ka mundësinë të dëshmojë angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit”, vlerëson Transparency International.

Organizata shton se mbetet të shihet nëse qeveria e re do të sigurojë një standard më të lartë të integritetit politik.

“Ajo mund ta bëjë një gjë të tillë duke braktisur praktikën e zakonshme të emërimeve politike në ndërmarrjet shtetërore dhe duke vendosur një detyrim të fuqishëm ligjor për partitë politike që të zbulojnë financat e tyre”, shton organizata.