Përhapja e Omicronit, infektologët paralajmërojnë se Kosova mund të rrezikohet nga ky variant
Përhapja e variantit Omicron, ka bërë që infektologët të bëjnë thirrje qytetarëve për vigjilencë për sa i përket respektimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19 për luftimin, kontrollin dhe parandalimin e këtij virusi. Sipas infektologëve respektimi i masave duhet të bëhet sidomos kur ende nuk dihet saktë shkalla e agresivitetit të këtij varianti të ri të […]
Përhapja e variantit Omicron, ka bërë që infektologët të bëjnë thirrje qytetarëve për vigjilencë për sa i përket respektimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19 për luftimin, kontrollin dhe parandalimin e këtij virusi.
Sipas infektologëve respektimi i masave duhet të bëhet sidomos kur ende nuk dihet saktë shkalla e agresivitetit të këtij varianti të ri të COVID-19.
Po ashtu, infektologët kosovarë kanë theksuar se institucionet shëndetësore e ato shtetërore duhet të vendosin masa të reja kundër këtij virusi, kjo duke e pasur parasysh gjithmonë lëvizjet e virusit COVID-19 si dhe situatën aktuale epidemiologjike.
Ndërsa, fatmirësisht në shtetin e Kosovës ende nuk është konfirmuar asnjë rast me variantin e ri të COVID-19, Omicron.
Më 26 nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Omicron, që fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut, ishte “variant shqetësues”.
Infektologu Sali Ahmeti tha për Radion Evropa e Lirë se periudha e festave të fundvitit rrit rrezikun për shfaqjen e rasteve me këtë variant të virusit edhe në Kosovë.
“Ky variant paraqet një kërcënim edhe për neve, sidomos tash afër festave të Vitit të Ri kur te ne munden të vijnë bashkëqytetarët tanë nga vende të ndryshme të botës”, tha ai.