Përgatitjet për tërheqjen e 10%, Hoti nesër takon krerët e Trustit dhe BQK-së

07.12.2020

Pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, të martën do të takohen me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Trustit për të biseduar rreth zbatimit të Projektligjit. Kjo pasi që qytetarëve përmes një projektligji të tillë u mundësohet tërheqja e 10 % të kursimeve […]

Përgatitjet për tërheqjen e 10%, Hoti nesër takon krerët e Trustit dhe BQK-së

Pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, të martën do të takohen me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Trustit për të biseduar rreth zbatimit të Projektligjit.

Kjo pasi që qytetarëve përmes një projektligji të tillë u mundësohet tërheqja e 10 % të kursimeve në Trust.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media e lëshuar nga zyra e kryeministrit.

“Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave Hykmete Bajrami, takon përfaqësues të BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”, thuhet në njoftim.

Etiketat