Ka përfunduar takimi mes dy grupeve punuese të LDK-së dhe Vetëvendosjes, ku ky diskutim zgjati plotë 3 orë.
I vetmi që është deklaruar para mediave ishte Glauk Konjufca nga VV.
Glauk Konjufca nuk ka dashur që të jap detaje, por ai tregoi shkurt se në këtë takim maratonik kanë prekur rreth 40 tema të zhvillimit ekonomik, raporton arbresh.info.
“Ashtu siç jemi dakordu tash e tutje do t’i vazhdojmë takimet për 3 orë folëm vetëm për ekonomin dhe janë ngrit rreth 40 tema jemi pajtuar 90 %”, tha Konjufca.
Ndonëse është pyetur për detaje dhe rreth përmbylljes së këtyre takimeve Konjufca nuk ka dhënë detaje.
Takimi i radhës do të mbahet te enjten. Ky është takimi i treti më radhë ku dy grupet po i harmonizoj qëndrimet për qeverisjen e ardhshme.