Sot janë takuar dy partitë të cilat arriten të dalin njëra e para e tjetra e dyta në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 6 tetor.

Në këtë takim morën pjesë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa si dhe kandidatja për kryeministre nga radhët e kësaj partie, Vjosa Osmani.

Në këtë takim një temë ishte e rëndësishme dhe thuhet se koalicioni do të arrihet, ku u tha se do të bëhet bashkëqeverisje mes dy partive.

Vjosa Osamani ka deklaruar se janë pajtuar që të zvogëlohet numri i ministrive.

Ndërsa Kurti tha se janë dakorduar që të keni 30% gra në qeveri.

“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Vjosa Osmani.