Përfundon takimi ku u diskutua për masat anti-COVID, lokalet pritet të mbyllen në ora 22:00

20.01.2022

Në këtë takim mes këtyre akterëve është diskutuar lidhur me ndryshimin e mundshëm të masave anti-COVID, kjo si shkak i rritjes së rasteve pozitive me koronavirus. Pas përfundimit të takimit me Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të situatës epidemiologjike, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka theksuar se kanë biseduar për masa të reja kufizuese, ku […]

Përfundon takimi ku u diskutua për masat anti-COVID, lokalet pritet të mbyllen në ora 22:00

Në këtë takim mes këtyre akterëve është diskutuar lidhur me ndryshimin e mundshëm të masave anti-COVID, kjo si shkak i rritjes së rasteve pozitive me koronavirus.

Pas përfundimit të takimit me Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të situatës epidemiologjike, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka theksuar se kanë biseduar për masa të reja kufizuese, ku edhe po shqyrtohet mbyllja e lokaleve në ora 22:00.

Për situatën me COVID-19 që me gjithë gjasa po shkon drejt përkeqësimit, ka folur edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ku ditëve të fundit disa shkolla kanë kaluar në skenarin C të procesit mësimor, pra në atë online.

Ministrja Nagavci ka ritheksuar edhe njëherë se janë të interesuar që shkollat në vendin tonë të mbahen të hapura.

Ministrja tha se do të mblidhet Task-forca e kësaj ministrie dhe do të diskutohet për situatën e krijuar.

Kujtojmë se vetëm dje në Kosovë u konfirmuan edhe 2 mijë e 50 raste të reja të infektimit me COVID-19.

Etiketat